Migjen Kelmendi: Duhet me kthye Gegnishten në arsimin fillor

Publicisti Migjen Kelmendi ka shkrue per rezultatet e vazhdueshme katastrofale të Kosoves ne PISA.

Ai ka thane se, keto deshtime jane nji argument i vogel radikal i debaklit te shoqnise sone.

Kelmendi ka thane se, nuk mujn njerez te pakulturuem e te paarsimuem me i zgjidhe problemet me sistemin arsimor ne Kosove.

Po ashtu, Kelmendi kerkon qe Gegnishtja me u kthye ne arsimin fillor.

Shkrimi i Kelmendit:

ME JETUE ME ELEFANTIN NE DHOME

Rezultatet e vazhdueshme katastrofale te PISA, jane vetem nji argument i vogel radikal i debaklit kulturor te shoqnise sone. Perpjekjet me i gjete arsyet e ketyne rezultateve nga njerez qe s’e kane edukimin, kapacitetin dhe shqisen me e ndie e ndje Gjuhen Shqipe, asht njisoj si me i kerkue te verbnit sy! Nuk mujn njerez te pakulturuem e te paarsimuem me i zgjidhe problemet me sistemin arsimor ne Kosove.
Jane dekada qe shoqnia shqiptare kultivon institucionalisht nji shovenizem gjuhesor, tue na imponue disa rregulla te dhunshme gjuhesore nga viti ’72 ne Shqipnine komuniste, qe po prodhojne vetem stereotipizime e ndasi ne hapsinen ku jetojne shqiptaret. I bajne femite tane me ‘belbue’ ne diminutivin Gjuha Standarde.

Aftesia fatale e kesaj kulture me jetue me “elefantin ne dhome” per krejt keto dekada, deshmon probleme ma te thella sesa rezultati i femive tane ne testet e PISA.
Kandveshtrimi qe ndihmon me e pa ma sakte kete problem me PISA, asht ai prej nga shihet ky debakel kulturor e gjuhesor i kultures shqiptare qe e rroke Rroni.
Ne vend se me u angazhue me i fute shamijat ne shkolla, shoqnia kosovare ka per obligim dhe detyre ndaj femive tane, ndaj kultures dhe gjuhes shqipe – me e kthye Gegnishten ne arsimin fillor! Me e kthye respektin per veten ma s’pari, per veten si shoqni e kulturueme, e arsimueme, e vetedijshme per identitetin kulturor e gjuhesor te vetin. Rezultatet e vazhdueshme te dobeta te femive tane, jane vetem ekstrapolim i ketij kompleksi inferioriteti dhe autoprovincializimi te shoqnise sone, qe me dekada po jeton – me elefantin ne dhome!

Shperndaje në: