Historia qysh hyni SHBA në Luftën e Dytë Botnore

Me 7 Dhetor të vitit 1941, ndodh nji sulm i papritun ushtarak ajror nga marina perandorake japoneze kundër bazës detare të Shteteve të Bashkueme në Pearl Harbor, Hawai.

Sulmi çoi në hymjen e Shteteve të Bashkueme në Luftën e Dytë Botnore që kishte fillue me 1939.

Gjatë 2 viteve të para të konfliktit global, Shtetet e Bashkueme kishin mbajtë neutralitetin formal, ndërsa furnizonin Britaninë, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën me materiale të luftës përmes ligjit të hua-qirasë nënshkrue me 11 Mars 1941.

Gjatë luftës, mbi 16 milionë amerikanë shërbyen në ushtri, 290 mijë u vranë në veprim, 670 mijë u plagosën, 130.201 u nxunë robë, prej të cilëve 116.129 u kthyen në shtëpi mbas luftës.

Shperndaje në: