Abelard Tahiri: Gjyqësori ka marrë nji dimenzion të ri e kuptimplotë gjatë​ dy viteve të fundit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë në “Konferencën e Nandë Vjetore e Gjyqësorit të Kosovës”, me ç’rast ka thanë se sundimi i ligjit asht temë e karakterit kombëtar që tejkalon politikën dhe përditshmëninë e saj.

Shoqëria pret angazhim të plotë e të pa kompromis në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në drejtësinë në të cilën besojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Sundimi i ligjit është temë e karakterit kombëtar, që tejkalon politikën dhe përditshmërinë e saj. Prandaj, ju jeni garancë e shtetit të ligjshëm, jeni garancë e barazisë para ligjit, pavarësisë dhe ndarjes së pushteteve, dhe besimi i qytetarëve në drejtësi, varet ekskluzivisht nga puna e juaj e pavarur”.

“Kur jam emëruar ministër i Drejtësisë, 4 komunat veriore të vendit, ende nuk ishin pjesë e sistemit tonë gjyqësor. Sot, zbatohet një autoritet suprem gjyqësor në secilin qytet dhe në secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, që ofron shërbime dhe zbaton drejtësinë për të gjithë qytetarët e vendit pa përjashtim, ashtu siç e ka përcaktuar Kushtetuta”.

“Të gjitha këto, janë derivat i dialogut të mirëfilltë institucional që kemi pasur, i politikave publike si dhe ligjeve, për të cilat unë si Ministër jam angazhuar përgjatë dy viteve të fundit”.

“ Përmes rrafshit ligjor, kemi mundësuar themelimin e Departamentit Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës, si dhe kemi rivënë në funksion Dhomën Speciale në Gjykatën Supreme. Kemi nisur bashkërisht reformën më të madhe në sistemin e drejtësisë, Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, i cili sot është në përmbyllje dhe që do t’i japë sistemit të drejtësisë, karakterin dhe identitetin e vet unik”.

“ Të gjitha këto masa, kanë lënë gjurmë në përditshmërinë e qytetarëve, kanë lënë gjurmë në konsolidimin e pushtetit të gjyqësorit dhe natyrisht se kanë lënë gjurmë edhe në raportet vendore e ndërkombëtare”.

Para të pranishmëve, Tahiri tha se krahas legjislacionit që flet direkt për gjyqësorin, është shënuar progres i matshëm edhe në rregullimet tjera, që ua lehtësojnë punën gjyqtarëve.

“Integrimi i plotë i Ndërmjetësimit është njëra nga to, ndryshimet në drejtësinë penale, të drejtat pronësore, kodifikimi i të drejtës civile që është në përmbyllje, si dhe ligjet tjera në luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar, juve të nderuar gjyqtarë, ju vënë qendër të zbatimit të ligjit”.

Shperndaje në: