MPJ publikon identitetin e paramilitarëve serbë që kanë krye masakra në Reçak, qe kush janë (dokument)

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka publikue identitetin e paramilitarëve serbë që kanë krye masakra në Reçak.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka publikue identitetet e paramilitarëve serbë që kanë krye masakra në Reçak.

Postimi i Zyberaj:

Politika e mohimit dhe revizionizmit historik në Beograd është aq e gërditshme sa që ofendon çdo person normal.
Vuçiç është mbrojtësi i atyre që kryen masakrën në Reçak. Ata janë anëtarë të partisë së tij dhe aleatë të afërt të tij. Problemi me këtë politikë nuk është Serbia pasi ata do të bënin të njëjtën gjë me Kosovën nëse do të mundnin, por dështimi i drejtësisë ndërkombëtare për të dënuar këta kriminelë lufte që ecin tani rë lirë në Beograd dhe mohojnë krimet e tyre.
Përkundrazi, drejtësia ndërkombëtare po gjykon luftën tonë për liri dhe jo genocidin serb dhe politikat e serbe të aparteidit.

Këta persona #këtu janë ata që kanë kryer masakrën e Reçakut dhe nuk janë përballur me drejtësinë. Prokurorët tanë duhet t’i padisin dhe t’iistojnë në Interpol. Ka ardhur koha për të krijuar një Gjykatë për genocidin serb në Kosovë dhe masakra e Reçakut duhet të jetë rasti i saj i parë e saj.

Gjithashtu ligji për mohimin e gjenocidit duhet të miratohet dhe zbatohet. Ata që ofendojnë viktimat dhe të kaluarën tonë duhet të sillen para drejtësisë.

Shperndaje në: