Cakaj njofton çka bisedoi me zyrtarin e NATO’s

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipnisë, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Bratislavë ka zhvillue nji takim me zavendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Mircea Geoana.

Postimi i Cakajt:

Gjatë qëndrimit në Bratislavë zhvilluam edhe një takim me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mircea Geoana 🤝!

Ndamë pikëpamje të njëjta lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin e zhvillimin e rajonit dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO. Theksuam edhe njëherë përkushtimin për arritje të objektivit 2% në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024.

Po ashtu, biseduam për prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së dhe nevojën për vazhdim të komunikimit të shkëlqyer në shërbim të vlerave e interesave të përbashkëta ✌!

Shperndaje në: