Vjen reagimi i fuqishëm i SHBA mbasi Vucic mohoi masakrën e Reçakut

Ambasada Amerikane në Kosovë ka reague mbas deklaratave të Presidentit Serb, Aleksandar Vucic, lidhun me mohimin e masakrës së Reçakut, tue thanë se ato janë të papranueshme dhe se dy vendet duhet me ju kthye dialogut sa ma parë.

Përmes nji njoftimi të publikuem në rrjetin social Facebook, Ambasada njofton se liria e fjalës asht parim themelor i demokracisë, por se deklarata si ato të Vucic, janë të papranueshme.

“Retorizmi nxitës dhe revizionizmi historik që kemi pa kohët e fundit lidhun me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme. Na gjithashtu kemi kujdes ndaj ndjekjes selektive të fjalës në bazë të orientimit politik ose komunitetit. Liria e fjalës ka qenë prej kohësh nji parim themelor i demokracisë”, thuhet në njoftim.

Ambasada përfundon tue theksue se Kosova dhe Serbia duhet me ju kthye sa ma shpejt dialogut, dhe me u fokusue në të ardhmen.

Shperndaje në: