Mustafa: Qe veç ku munden me dështue bisedimet me VV’n

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se për çashtjet që ndërlidhen me koalicion për bashkëqeverisje, flasin vetëm në tavolinën e diskutimeve me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Në nji përgjigje për Express, Mustafa thotë se vetëm në tryezën e diskutimeve LDK-VV mundet me dështue ose jo krijimi i qeverisë së re.

“Çfarë mund të them është se për të gjitha çështjet e akorduara dhe të paakorduara do të merremi vesh me z. Kurti ose nuk do të merremi vetëm në tavolinën e bisedimeve”, ka thanë Mustafa.

“Kemi bërë një rrugëtim të mirë dhe të frytshëm, prandaj me vullnet dhe qasje pozitive mund të arrihet marrëveshja shpejt”, ka potencue Mustafa.

“Selamet” e individëve ndaj LDK-së dhe për LDK-në janë jorelevante dhe të padobishme”, ka përfundue Mustafa.

Shperndaje në: