Konfirmohen përçamjet mbrenda VV’s: Zyrtari i kësaj partie thotë se Haskukës ‘i ka humb udha në oborr’

Blerim Saramati, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thanë se Mytaher Haskuka që drejton Komunën e Prizrenit nuk po punon ma për interesat e qytetarëve dhe se atij ‘i ka humbê udha në oborr’, shkruen Gazeta Metro.

Shkrimi:

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Haskuka është bërë viktimë e një grupi, pasi me të ardhur në pushtet ndryshoi qëndrim.

“Me të ardhur në pushtet Mytaher Haskuka ai ndryshoi qëndrim. Në vend që të punon për qytetarët e Prizrenit pa dallim ai u bë viktimë e një grupi”, ka shkruar Saramati.

Për bashkëpartiakun e tij, ai ka thënë se i ka humbur rruga në oborr dhe se e ka fascionuar kolltuku i Kryetarit.

“Atij i ka humbur rruga në oborr dhe ka mbetur i hutuar, me gjasë e ka fascionuar kolltuku i kryetarit të Komunës së Prizrenit. Me këto veprime Mytaher Haskuka është duke e dëmtuar tejmase Lëvizjen Vetëvendosje! Grupa qeverisëse përreth Mytës i kanë shkëputur të gjitha hallkat e komunikimit me aktivistët në terren. Aktivistët injorohen, anashkalohen, fyhen e përbuzen dhe nuk pyeten fare”, ka shkruar Saramti.

Tutje anëtari i këshillit të VV’së, Saramti thotë se ‘aktivistët e Vetvendosjes nuk jemi të kënaqur edhe me shpenzimet e mëdha që bën stafi i Kryetarit të Komunës së Prizrenit, ku në vend që te ulen disa shërbime ato ngriten edhe me shumë. Kryetari është i plogshtë edhe ne marrjen e vendimeve për çështjen e punësimeve në komunë. Ai shpallë konkurse dhe anulon konkurse të shumta të punësimit. Ka shumë muaj që shkolla të caktuara nuk plotësohen me kuadro’.

Kujtojmë se përplasjet brenda VV’së u komentuan edhe ditë më parë, pas një vjen pas një aktakuze ndaj tre drejtorëve aktual nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

Shperndaje në: