Itali, kryhet terapia e parë gjenetike kundër hemofilisë

Ka përfundue në Milano terapia e parë gjenetike eksperimentale për trajtimin e nji pacienti të prekun nga hemofilia A, treguen burimet.

Simbas tyne, në spitalin Politeknik të Milanos, pacienti i parë u trajtue në fillim të muejit Nandor, dhe sot mbas gati katër javësh nga infuzioni, ai asht në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka nji jetë të rregullt.

Terapia ka me i mundësue pacientit me i shmangë infuzionet e shpeshta që duhej të merrte deri tash dhe të ketë nji koagulim të barabartë gjaku me atë të çdo personi normal.

Shperndaje në: