Kurti zbulon tri kushtet e tij për dialogun me Serbinë, përmend edhe Vucic’in

Lideri i VV’s, Albin Kurti, ka thanë se nuk dëshiron që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, me qenë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi, në konferencën e Berlinit, kërkesë kjo që vetëm do e vështirësonte fillimin e dialogut. Por, kjo asht vetëm njana nga tri kushtet që Kurti i ka vendosë për me vazhdue dialogun, transmeton Gazeta Metro.

Takimi i Berlinit shërbeu si nji platformë me diskutue perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe mundësinë e arritjes së përparimit në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Nji nga parimet e Kurtit për vazhdimin e dialogut, e që duket i pamundun, asht që Vucic nuk duhet me qenë i pranishëm gjatë bisedimeve.

Parimi i tij i dytë ishte se nuk mundet me pasë diskutime mbi territorin e Kosovës, diçka që e ka theksue pothuejse gjatë tanë kohës.

Ndërsa, parimi i tretë që Kurti e ka përmendë asht se nuk mundet me pasë diskutime për hartat në rajon.

Shperndaje në: