Kqyreni Xhelal Sveçlën në takim me Marko Djuric në Tiranë (foto)

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, asht pa tue bisedue me drejtorin e të ashtuquejtunës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric.

Shkrimi:

Sveçla, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, është fotografuar gjatë një takimi me zyrtarin e qeverisë serbe, në mbrëmjen e së shtunës.

Fotografitë janë realizuar në Tiranë, në atë që njihet si “15-katëshi”, ku edhe po zhvillohet takimi aktualisht.

Gazeta Express ka siguruar dy fotografi, ku Sveçla shihet duke biseduar me Djuricin.

Përveç Sveçlës, në takim me zyrtarin serb, në kryeqytetin e Shqipërisë, Express ka mësuar se janë edhe deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Nuk dihet arsyeja e takimit të Sveçlës dhe të tjerëve në takim me Djuricin.

Gazeta ka provuar t’i pyesë Sveçlën, Abrashin dhe Gjinin rreth takimit me zyrtarin serb, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Shperndaje në: