Zyrtari i PDK’s kërkon nga Sveçla mos me rrejt për takimin me Djuric

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci, e ka quejt rrenc Xhelal Sveçlën e Vetëvendosjes.

Kjo për shkak se Sveçla u pa mbramë në nji tavolinë bashkë me drejtorin e të ashtuquejtunës zyre për Kosovën në Serbi, Marko Djuric.

Të gjithëve që kemi qenë në institucione, na ka rënë të jemi edhe me përfaqësues serbë, por organizatorët kanë qenë aq të kujdesëm që të mos na ulin afër me ta! Këtë kujdes kanë treguar edhe për drekat apo darkat e organizuara edhe nëse ka qenë një tavolinë e madhe apo e vogël!

Ka qenë zgjedhje e jona nese kemi dashur te komunikojmë me ta apo te ulemi edhe per kafe në një tavolinë!

Prandaj mos gënje Xhelal”, ka shkrue Koci.

Shperndaje në: