Gjuha dhe hapi jonë mbi realitetin!

Jetësimi si praktikë e dëshmisë për ta paraqitur bindshëm veprimin politik ka mundësuar që çdo njëri të mirret me të mirën e përgjithshme!

Kjo ka të bëjë ekskluzivisht për personat që duke u keqinformuar dhe duke qenë aspak të edukuar politikisht, të marrin guximin pa vetëdije dhe të futën në ujërat që vetëm koha mund t’i kalkulon saktësisht. Mendimi i pastër gati se asnjëherë nuk ka derivuar zgjedhje për disa probleme sepse ndoshta personi që ka marrë interpretimin, kurrën e kurrës nuk është ndarë nga mentaliteti i robit apo edhe emocionet e ngjizura nga klani që e kanë rritur e bëjnë atë të vogël në llupën e kritikëve të cilët e kontestojnë çdo gjë të dyshimtë.

Ndryshimet politike në rajon, shikohen vetëm si “hapsirë”, për të qenë më të lirë në komentimet e tyre, sepse asnjë për të gjitha këto lidhje nuk besojnë se ka një “nerv”, i cili e bënë të dokumentueshëm çdo problem që edhe neve na prekë si shqiptarë.

E gjithë rruga e edukimit politik nuk e ka kaluar vetvetën asnjëherë nga asnjë parti politike ndër shqiptarë, ndoshta për arsyen e vetë historikut të” lindjes-gjenealogjisë” që kanë të gjitha, kush më shumë e dikush më pak!

Në natyrshmërinë njerëzore nuk është jo vetëm bilogjike parimet për të ndryshuar sa janë mekanike dhe të derivuara për të pasur mundësinë që çdo here të jenë në pikën e vëmendjes, kjo e bënë nganjëherë humbjen e misionit që kanë në botën e Demokracisë.

Shqiptarët duhet të hulumtojnë zingjirin e hallkave, të cilat në trajtimin e çështjes së pazgjidhur kombëtare brenda hapësirës kombëtare kanë gjetur rrugëzgjidhje dhe alternative veprimi të cilat në momente të theksuara e kanë nxjerrë gjendjen poltike shqiptare në nivel më të lartë, më ndryshe. Kjo është edhe e dokumentuar me një shembull,sa për të kujtuar natyrën e qasjes, kemi shembullin e Mit’hat Frashërit diplomatit dhe intelektualit atëdhetar i cili shkriu gjithçka për të ngjizur idenë e mishërimit të shqipërise etnike për shqiptarët kudo në botë.

Ai kishte dërguar një letër më datën 14 nëntor 1896, i kishte dërguar dr. Ibrahim Temos, Mit’hat Frashëri, ndër të tjera, shkruante: ”Në këtë breg ku ndodhemi sot, na është e prerë të dalim me pushkë në dorë, sot për sot. Por, në vend të armës, të marrim pendën, e në vend të gjakut, të derdhim myreqepin – ngjyrën”.

Një trajtim i cili përshkruan gjendjen e atëhershme dhe mundësinë për të shikuar dritën e cila i kishte verbuar shumë shqiptarë atëkohë, por edhe sot, problemet më të mëdha janë në popull se sa në elitën e cila në vend se të zgjojë ndërgjegjien për veprime të cilat e tejkalojnë vetë gjendjen e ngarkojnë më tej duke qenë të bindur se kjo duhet të ndryshon nga jashtë. Kur problemi është brenda edhe zgjidhja duhet të gjindet brenda, pamvarësisht pozicioneve poltike që përfaqësojnë e nuk përfaqëson dikush! Gjendja politike e shikuar si një “matematikë, e interpteuar që çdo çështje shikohet si politike atëherë edhe çdo politikë është bërë çështje.

I gjithë rrugëtimi në politikë ka kushtin e humbjes së besimit në popull, po e humbe këtë identitet atëherë çfarë dhe cilën rrugë do të ecësh. Do të jetë i vështirë kthimi në rrugën që jemi mësuar të ecim. Dhe nder më të vështirat mendojmë se është guximi për ta pranuar fajin, pika dhe gjuha që të mbanë në rrugë!

Kastriot Bushi

Shperndaje në: