Rama, takim me Erdogan për ma shumë se dy orë, qe çka dihet deri tash

Në Stamboll, kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, asht pritë nga presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

TCH raporton se takimi mes dy liderëve ka zgjatë për ma shumë se dy orë, ndërsa fokusi ishte materializimi i asaj ndihme të deklarueme nga Turqia ma parë.

Presidenti Erdogan ishte i pari që ofroi ndihmën për me i ndërtue 500 banesa, mbas tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi Shqipninë.

Raportohet se liderët janë nisë me marrë pjesë në nji konferencë islamike, ku Rama ka me marrë fjalën dhe ka me falenderue edhe Turqinë për ndihmën e dhanë.

Shperndaje në: