Krasniqi paralajmëron se VV ka me kap shtetin: Po të takohej najkush tjetër me Djuric’in kishin m’i thanë tradhti kombëtare

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njiherit ish-anëtari i VV’s, Frashër Krasniqi, ka thanë se po të takohej Marko Djuric me najkan tjetër jashtë VV’s, këta do e cilësonin tradhti kombëtare, derisa shton se këta do të kapin shtetin me keq-qeverisjen e tyne.


Postimi i plotë:

“Ashtu qysh sot po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin – i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhëti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do ta arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autoritarizmin e tyre”.

“Sepse ky është morali hipokrit popullist: çkado që bëjnë ata është në “interes të popullit”, çkado që bëjnë të tjerët është “tradhëti ndaj popullit”.

“E mira këtu është që demaskimi i këtyre hipokritëve po ndodh më shpejt se ç’e prisnim”.

Shperndaje në: