Erdogan: Qe kur kanë me qenë gati 500 banesat në Shqipni

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, ndodhet ditën e sotme në Stamboll ku u takue me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ka kërkue ndihmë për me kalue situatën e randë mbas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nandorit.

Mbas takimit me Erdogan, Rama ishte i pranishëm dhe në konferencën e donatorëve, ku kërkoi ndihmë për me përballue situatën e krijueme nga tërmeti tragjik i 26 Nandorit.

Shkrimi në Mapo:

Ndërkohë, presidenti turk Erdogan ka folur në lidhje me premtimin e tij për ndërtimin 500 banesave të cilat u dëmtuan nga tërmeti 6.4 ballë.

Presidenti turk tha se 500 banesat e premtuara do të jenë gati për 6 muaj, ose një vit. “Do jemi në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri që të diskutojmë për pjesën e rindërtimit. Do të diskutojmë sërish edhe me kryeministrin Rama për këtë pjesën e ndërtimeve. Do tu tregojmë shokëve tanë që janë atje edhe për ndërtimet, disa prej tyre do jenë më bazë çeliku. Mendoj që brenda 6 muajve maksimumi deri në një vit ndërtesat do jenë kryer. Për shkak të dimrit do dërgojmë çadra për dimër”, tha Erdogan.

Ndërkohë kryeministri Rama bëri thirrje për ndihmë nga konferenca ndërkombëtare e nivelit të lartë për investimet publike e private. Rama tha se Allahu do më shumë ata që janë të dobishëm dhe se Turqia provoi se i përmbahet urtësisë së saj pasi nuk braktisi një vëlla në nevojë.

“Jam këtu para jush dhe po bëj thirrje për ndihmë. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri ë vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes. Më lini të jem i qartë miqtë e mi, unë nuk ofroj ringjallje por po kërkoj dritën në zemrat tuaja.

Më lini t’ju kërkoj falje nëse përsëris veten por për të thënë të vërtetën mes kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Mes dhimbjes së papërshkruara për jetët e humbura dhe shkatërrimin që ka qene pothuajse apokaliptike në disa zona. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtësisë së saj sepse nuk braktisi një mik e një vëlla në nevojë. Siç thotë edhe thënia e vjetër të ecësh me një mik në errësirë është më mirë se të ecësh i vetëm në errësirë”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se ky tërmet shkatërrimtar është më i madhi që vendi jonë ka pasur dhe se ka sfiduar Shqipërinë në mënyrë të pakrahasueshme me asnjë sfidë tjetër.

Shperndaje në: