Përfundon takimi: S’ka marrëveshje as sot

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thanë se takimi mes dy liderëve, Isa Mustafës, dhe Albin Kurtit, ka përfunde edhe sonte pa marrëveshje.

“Takimi mes dy liderëve ka përfunduar, i cili që ka filluar në orën 17 . Janë pajtuar që t’i intensifikojnë takimet në ditët në vijim, për arritjen e marrëveshjes mes vete’’, ka thanë Mustafa.

‘’Këto janë informatat e vetme që kam nga liderët. Po besoj që takimi i radhës do të ndodh së shpejti, nëse jo nesër, pasnesër’’, përfundoi ai.

Shperndaje në: