Gjiganti italian po e kërkon Rrahmanin

Amir Rrahmani asht tue u kërkue nga gjiganti italian, Inter.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, në verën që lamë mbas asht transferue nga Dinamo Zagreb në Hellas Verano në Serie A.

Simbas ekspertit të merkatos italiane, Gianluca Di Marzio, Inter janë të interesuem për Rrahmanin, të cilin e shohin si lojtar të ngjashëm me Milan Skriniar, i cili verën e ardhshme mundet me u largue nga ‘San Siro’.

Inter dhe Verona sot kanë zhvillue bisedimet e para, me sytë kah e ardhmja.

Shperndaje në: