Dalin të dhanat, për çka kanë kërkue njerëzit ma shumë në Google gjatë 2019?

Personazhet e njoftun që kanë qëndrue në krye të lajmeve për shkak të skandaleve të tyne, kanë qenë në fokus të kërkimeve ma të shumta të këtij viti në Google.

Ashtu siç ndodhe në çdo fundvit, bahet nji rezyme e gjithë vitit, kush asht artisti ma i paguem, kush asht kanga ma e mirë, e sigurisht për çka kanë kërkue njerëzit ma shumë në Google?

Edhe pse shumë shprehen se nuk duen me pasë drama në jetët e tyne, rezulton e kundërta. Disa nga kërkimet ma të shumta të këtij viti kanë të bajnë me personazhet e njoftun që kanë qëndrue në krye të lajmeve për shkak të skandaleve të tyne, që lidhen kryesisht me anmiqësitë.

Nuk kishte si mos me qenë i pari në listë debati midis Youtube’rave, James Charles me yllin Tati Westbrook, apo tradhtia e Jordyn Woods me Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian. Tue ba që këta emna të kenë shtue jo pak interesin te publiku.

Shperndaje në: