Emini: Negociatat mes LDK’s dhe VV’s para zgjedhjeve kanë qenë të pasinqerta, qe çka shkaktuen (video)

Opinionisti Ridvan Emini, i ftuem ne “Momentun” ne TV Rrokum ka thane se, negociatat e fillueme para zgjedhjeve te 6 Tetorit mes LDK’s dhe VV’s nuk kane qene shume te sinqerta.

“Mos-sinqeriteti i tyne rezultoi qe mos me pase koalicion parazgjedhor dhe kjo shkaktoi dame edhe mbas 6 Tetorit”, thote ai.

Emini u shpreh se, LDK dhe VV kane diferenca programore, shkruen Rrokum.TV

Ndersa, sa i perket temes se postit te presidentit, Emini tha se, ky institucion duhet me qene i pamvarun.

“LDK dhe VV ka qene dashte me gjete nji kompromis rreth pozicionit te presidentit, mos me qene i naj subjekti politik, por te jete dikush qe i perfaqeson te gjithe”, thote ai./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

Shperndaje në: