Astrit Haraqija përfshihet në përplasjen Osmani-Veliu, përmend diçka (foto)

Në përplasjen mes Agim Veliut e Vjosa Osmanit për fotografinë me Kurtin në hollin e Kuvendi të Republikës së Kosovës, asht përfshi edhe ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK’s, Astrit Haraqija.

Në profilin e tij, Haraqija ka thanë se “Kapuqit të ri duhet me iu rujtë, se s’ka pas kurrë kapuq”.

Përplasja mes dy nënkryetarëve të LDK’s, Vjosa Osmanit, dhe Agim Veliut, ka fillue mbasi ky i fundit i ka kërkue Osmanit llogari për takimin e rastësishëm të ndodhun dje në hollin e Kuvendit të Kosovës me kryetarin e VV’s, Albin Kurtin.

“E more Gima (B) thojsha kur ta hapë bunarin e ri mos harro të vjetrin,..: Kapuqit të ri duhet me ju rujtë , se ska pas kurrë kapuq,…..”, ka shkrue Haraqija.

Shperndaje në: