Qe kush janë dy preferencat e Kurtit për president?

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, njiherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka dy preferenca për president të shtetit.

Indeksonline mëson se lideri i kësaj partie ka dal me nji ide për njanin prej posteve kryesore të vendit.

Figura e parë asht shkrimtari, Rexhep Qosja, për të cilën LDK nuk ka aspak afërsi.

Ndërsa, i dyti asht nga familja Jashari. Bahet fjalë për Muratin, i cili edhe ma parë përflitej që dëshiron me pasë postin e presidentit.

Mirëpo, këto preferenca të Kurtit duket të jenë larg realitetit mbasi LDK kusht kryesor për futje në bashkëqeverisje ka postin e presidentit të Republikës.

Shperndaje në: