Rusë dhe japonezë pregaditin robotin me çue në Hanë

Kompania ruse, Android Technology, dhe ajo japoneze, GITAI, po planifikojnë me krijue nji robot që ka me funksionue në sipërfaqen e Hanës, tha shefi i së parës Yevgeni Dudorov.

“Kolegët nga Japonia po mendojnë në përafërsisht të njajtin drejtim si na, tue pa hartimin hap mbas hapi të sistemeve robotike për eksplorim të hapsinës afër dhe larg. Na të dy synojmë hanën, donmethanë sisteme robotike që munden me funksionue dhe kryejnë detyra aty”, tha ai.

GITAI ka si specialitet robotikën antropomorfike dhe përdor kontrollues të ngjashëm me ata të zhvilluem nga Android Technology. Pajisja lejon që roboti me u kontrollue në modalitetin avatar, gjatë së cilës do të imitonte veprimet e nji kontrolluesi njerëzor për me krye procese të caktueme.

Nji marrëveshje paraprake mbi bashkëpunimin u arrit kur përfaqësuesit e kompanisë japoneze vizituen Rusinë këtë javë.

“Na kemi me nënshkrue nji marrëveshje bashkëpunimi. Ma vonë kemi me ba nji strukturë të përbashkët të planeve për vitin 2020, 2021 dhe vitet e tjera”, tha Dudorov, tue shtue se marrëveshja ka me u nënshkrue frik.

Shperndaje në: