Boris Johnson: Brexit tash asht i pandalshëm

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Brexit tash ishte “i pandalshëm” tue folë gjatë turneut të tij në zemrën e klasës punëtore të Anglisë veriore të Shtunën.

Johnson u tha mediave në Sedgefield, ku banorët refuzuen Partinë e Punës dhe jau dhuruen votën e tyne konservatorëve, sepse ishte “koha për na si nji vend me vazhdue”.

“Asht koha që na me u bashkue dhe me u dorëzue në agjendën tonë të nji kombi. Kjo asht ajo që unë due me ba”.

Shperndaje në: