Përfundon takimi mes VV’s e LDK’s, s’ka marrëveshje

Ka përfundue takimi që zgjati gati tri orë mes VV’s e LDK’s.

As kësaj radhe nuk asht arritë marrëveshje, derisa krejt për çka janë pajtue dy partitë asht që me i vazhdue takimet.

Kështu ka ba të ditun edhe Avdullah Hoti nga LDK.

Ne po i vazhdojmë takimet, nuk e kemi përmbyllur ende, ditëve të ardhshme do të takohemi prap. Nuk kemi ardhë në një konkludim”, tha Hoti.

Ndërkaq, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, tha se sot nuk ka pasë marrëveshje, dhe se kjo asht krejt çka ai mundet me deklarue.

“Krejt çka mund të them është se nuk pati marrëveshje, dhe do të shohim në ditët e ardhshme se si do të veprojmë”, tha ai

Shperndaje në: