Gjinekologia: Burrat e Kosovës kanë spermën ma të dobët në Ballkan

Gjinekologia e njoftun, Aida Kumnova, ka diskutue për shkaqet që bahen pengesë me u ba prindë, tue thanë se burrat në Kosovë dyshohet se kanë spermën ma pak kualitative në Ballkan.

Simbas saj, burrat e Kosovës kanë cilësinë ma të dobët të spermës në rajon.

“Në Kongresin botëror të infertilitetit që ishim sivjet në Vjenë, tema kryesore ka qenë ushqyeshmëria. Kjo është një prej faktorëve kryesor që mundet me shkaktu infertilitet. Psh. mungesa e vitaminës D mund të rrit shanset për abort sepse formohen vezët që nuk janë kualitative për shkak të mungesës së kësaj vitamine, dmth përveç acidit folik”, ka deklarue mjekja Kumnova.

Mirëpo nji patologji që për doktoreshën asht alarmante, është infertiliteti mashkullor. Ky problem në Kosovë dyshohet se asht me numrin më të madh në Ballkan. Kjo për faktin se burrat kosovarë e kanë spermën ma pak kualitative.

“Në bazë të disa të dhënave fertiliteti mashkullor është më i madhi në Ballkan. Kjo do të thotë që meshkujt e Kosovës kanë spermën më jokualitative në këto vende. Disa institucione e krahasojnë spermogramin e burrave në Kosovë me burrat në Irak. Por e dimë që në Irak ka pasur më shumë luftime dhe më shumë uranium. Është e vërtetë që ende mund të kemi intoksinim me uranium nga lufta, mirëpo shoqata e gjinekologëve dhe Oda e Mjekëve duhet ta sensibilizoj më shumë këtë çështje sepse është alaramuese. Poashtu më tepër se 45 për qind të rasteve me probleme të infertilitetit, problemi është te burrat. Krahasuar me vendet evropiane është shumë numër më i madh”, ka thanë doktoresha Aida Kumnova./Periskopi

Shperndaje në: