S’ka ma as marrëveshje për takime, s’ka zgjidhje përveç zgjedhjeve të reja?

Takimet e njimbasnjishme prodhuen vetëm nji rezultat: Marrëveshje për takime të radhës! Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës tash e 4 ditë ma as që po takohen.

Shkrimi në Lajmi.net:

Tani kur po kalon edhe më shumë kohë nga certifikimi i rezultateve dhe po afrohet data e caktuar nga Presidenti Hashim Thaçi për konsituimin e Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës po duken vetëm se kanë larguar qëndrimet, shkruan lajmi.net.

Kur gjithçka dukej e kryer dhe premtohej se 3 ditë pas certifikimit do të arrihej marrëveshja – kjo gjë u bë e pamundur, planprogramet dhe konceptet qeverisëse u harmonizuan – por jo edhe dëshirat për poste ministrore.

Burime të lajmi.net brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë treguar se në takimin e ditës së premte (13.12.2019), gjithçka ishte afër, por pas kësaj dite, pozicionet e të dy partive sa shkojnë e largohen.

“Kur të premten nuk është arritur, tani më nuk shpresojmë. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve të reja, mundësitë për koalicion po zvogëlohen”, ka thënë ky burim për lajmi.net.

Shperndaje në: