Testohet për herë të parë terapia e re kundër kancerit

Për herë të parë mjekët në Britani të Madhe janë tue paralajmërue nji mënyrë të re inovative të administrimit të kimioterapisë.

Kjo mënyrë ka objektiv tumoret kancerogjene dhe mundet me përmirësue trajtimin dhe me çue në ma pak efekte anësore për pacientët.

Fondacioni Royal Marsden NHS Foundation dhe Instituti i Kërkimeve të Kancerit po testojnë terapinë klaster akustike, e cila përdor ultratinguj dhe grupime mikroskopike për me pompue ma shumë ilaçe kimioterapie në tumore, pa sulmue qelizat e shnetshme aty pranë.

Karen Childs asht pacientja e parë në testimin klinik dhe asht tue marrë trajtimin për nji tumor në mëlçi.

Ka me kalue pak kohë para se suksesi i terapisë me u vlerësue dhe ka nevojë për ma shumë testime që terapia me u përdorë gjanësisht.

Shperndaje në: