Osmani: Shkojmë në zgjedhje, nëse ndodhë kjo gja

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, në nji intervistë për Ekonomia Online tha se LDK po pret nga Vetëvendosje të njajtin vullnet politik siç e ka partia e saj për me arritë marrëveshjen e koalicionit.

“Unë nuk mund të flas për Vetëvendosjen, nuk e di çfarë arsye kanë ata, duhet t’i pyesni ata për qëndrimin e tyre, ajo çka kemi shprehur një bashkëpunim në mënyrë bashkëpunuese është që të takohemi sërish dhe të ulemi të diskutojmë e t’i sqarojmë pozitat tona si LDK, pastaj ta shohim se çfarë ndodhë mëtutje. Me rëndësi është që ne kemi shprehur vullnetin e plotë, do të doja ta shihja edhe të njëjtin vullnet te Vetëvendosje”, tha Osmani për EO.

Ajo tha se vendi mundet me shkue në zgjedhje nëse mbas konstituimit të Kuvendit dështon formimi i Qeverisë në dy rastet që obligon Kushtetuta.

Këto janë procedura Kushtetuese, nëse deri më datën 26 tetor nuk ka marrëveshje atëherë është çështje e partisë së parë të vendos nëse do të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi apo jo dhe të konstituohen institucionet apo e lenë për një datë tjetër. Vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm nëse pas konstituimit të Kuvendit dështon formimi i Qeverisë në dy rastet që ipen në përputhje me Kushtetutën”, tha Osmani.

Osmani kur u pyet për pozitën e Presidentit, tha se asht çashtje e balansit të pushteteve dhe asgja tjetër.

Ne këto çështje do t’i diskutojmë në tavolinë, në momentin e parë që ka takime, nuk është çështje e ngurimit, është çështje e balansit të pushteteve dhe asgjë tjetër”, tha ajo për EO.

Shperndaje në: