Vucic nga Tirana tregon për takimin historik dhe randësinë e Mini-Schengenit

Presidenti serb Aleksandar Vucic njoftoi në Tiranë se takimi i ardhshëm i liderëve të Ballkanit Perëndimor për ‘Mini-Schengenin’ mbahet në Beograd në fund të muejit Kallnor.

“Unë mendoj se ka me qenë takim historik, për shkak të asaj që kemi me përfundue deri në atë kohë. Jam i kënaqur me bisedën që patëm me Ramën dhe Zaev”, tha Vucic në konferencën për media, mbas takimit trepalësh me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev. Ai shtoi se ndjehej shkëlqyeshëm në Tiranë mbasi ata ishin mikpritës dhe se ai nuk kishte asnji kundërshtim ndaj njerëzve që e rrethonin, përcjell Rrokum.TV.

Kreu i Serbisë, gjithashtu ta se disa njerëz nuk e kuptojnë realitetin dhe nuk e shohin që nji iniciativë bashkëpunimi rajonal ka me sjellë ma shumë t’ardhuna, standarde ma të mira të jetesës në Beogad, Shkup dhe Tiranë dhe ka m’i lejue njerëzit të qëndrojnë dhe mbijetojnë vendin e tyne.

I pyetun nga reporterët nëse Bosna e Hercegovina asht humbëse dhe Mali i Zi asht nji fitues i mundshëm kur bahet fjalë për “Mini-Schengenin”, Vucic tha:

“Unë fola me Presidentin Djukanovic nji natë ma herët. Ata munden me refuzue, por ne mendojmë se kishte me qenë mirë për Malin e Zi dhe tanë rajonin kjo iniciativë. Unë e kuptoj kur Prishtina thotë që nuk do, sepse e urren Serbinë, po qe se Bosna nuk do, kur asaj ma së shumti u konvenon, këtë nuk e kuptoj. Mirëpo, më besoni që kam llogaritur interesat shumë mirë”, u shpreh Vucic.

 

/rrokum.tv/b92.net/

Shperndaje në: