Rama: Kufini Kosovë-Shqipni nuk hapet

Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka përsëritë se iniciativa e Mini-Schengenit nuk e përjashton Kosovën.

Ai ka thanë se hapja e kufinit mes Kosovës dhe Shqipnisë, që simbas tij përmendet gjithmonë për çashtje votash, nuk ka me ndodhë.

“Kjo nismë është gjithëpërfshirëse dhe nuk e përjashton askënd. Nuk ka asnjë kusht”.

“Më lejoni të ju sjellë në vëmendjen tuaj një fakt shumë të thjeshtë që i shpjegon të gjitha. Ka 20 ose 30 vjet që sa herë që duhen marrë vota ose duhet bërë politikë predikohet hapja e kufirit të Shqipërisë me Kosovën”.

“Kufiri nuk hapet dhe nuk hapet jo thjeshtë sepse çohen në Beograd kundër kufirit, por sepse çohen në Washington dhe Bruksel. Sot me këtë nismë ne po themi që të hapim të gjithë kufijtë dhe nuk ka asnjë kusht”.

Shperndaje në: