Nëse shkoni në Turqi mos e kputni këtë lule, gjobiteni 9 mijë euro! (foto)

Ata që kpusin zambakun, i cili në literaturë quhet “Mis/Akkuş” i zbuluem për herë të parë në Ordu të Turqisë në vitin 1993, kanë me pague gjobë në vlerë prej rreth 9.200 euro (60 mijë lira) për çdo rrajë.

Ordu, qytet i pasun me florë dhe faunë asht shtëpi e mbi 1.700 llojeve bimore të regjistrueme nga të cilat 130 janë endemike. Nji ndër bimët që tërheq ma së shumti vëmendje asht edhe zambaku “Mis/Akkuş”, i cili ka nji jetë prej 15-20 ditësh dhe del në dukje në muejin Qershor.

Ky lloj i bimës mbrohet nga Drejtoria e Menaxhimit të Pyjeve.

Drejtori rajonal për menaxhimin e pyjeve, Soner Yılmaz, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se bima gjendet vetëm në këtë rreth të qytetit Ordu, përkatësisht në Akkuş dhe se për herë të parë asht fotografue nga dy shkencëtarë në vitin 1993.

Ai potencoi se në kuadër të punimeve shkencore, bima ka marrë vendin e saj në literaturë në vitin 1993. Ai tregoi se emni latin i zambakut asht “Lilium Akkusianum”.

Yılmaz tregon se zambaku ka nji gjatësi prej 1,5 metra, tue shtue se ka nji jetëgjatësi prej 15-20 ditësh, mvarësisht nga kushtet klimatike.

“Zamabaku Mis/Akkuş asht nji ndër bimët që na jemi tue e mbrojtë. Dënimi për kputjen ose zhvendosjen e nji rraje të këtij zambaku asht 60 mijë lira (rreth 9.200 euro)”, u shpreh ai. /AA/

Shperndaje në: