Mbas dorëheqjes së Zaev, Pendarovski mandaton Spasovskin për qeverinë e re

Presidenti Stevo Pendarovski para pak minutash i ka dorëzue mandatin e kryeministrit teknik Oliver Spasovskit, ish-ministrit të Punëve të Mbrendshme.

Gjate dites se Premte, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi miraoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa bashkë me dorëheqjen e tij tërhiqet edhe i gjithë kabineti qeveritar. Kryetari i Kuvendit tha se përbamja aktuale e qeverisë mbetet në detyrë deri në formimin e qeverisë së ardhshme.

Në kumtesën e Presidentit theksohet edhe se mbas përfundimit të seancës në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski në Kabinetin e tij – Vilën Vodno, pret anëtarët e kabinetit te ri qeveritar.

Shperndaje në: