Albin Kurti nuk mandatohet nga Presidenti

Sapo ka përfundue takimi në mes të Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit.

Vetëm pak minuta ka zgjatë takimi në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti mbas këtij takimi ka deklarue se nuk asht mandatue dhe nuk asht dorëzue asnji emën për kandidatin për kryeministër.

Sot isha në takim me presidentin e Republikës, me ftesën e këtij të fundit ishte një takim i shkurtër konsultativ, pa efekte juridike. Në këtë takim disa minutash unë dëgjova presidentin i cili shprehu interesimin për formimin e sa më shpejt për formimin e qeverisë, por gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, por në bazë të kushtetutës ne duhet ta bëjmë këtë shkresë me shkrim. Dhe për këtë kërkesë do ta bëj edhe në kryesinë e VV-së dhe sa më parë t’ia dorëzojmë presidentit në mënyrë që ai sa më parë ta mandator kandidatin për kryeministër”, ka deklarue Kurti mbas takimit.

Shperndaje në: