Historiani serb, Dejan Ristic, flet për tregimet mitike të historisë serbe

Historiani Dejan Ristic flet përmënyrën se si tregimet mitike të ‘historisë serbe’ përhapen dhe mbijetojnë.

Shkruan: Branka Seljakovic

Historiani bashkëkohor serb, Dejan Ristic vjet ka botuar librin “Mitet e Historisë Serbe”. Nga intervista tij për “Al Jazeera Balkans”, një pjesë te intervistes e sjell portali “Kumtesa”.

Historiani Dejan Ristiç, në librin e tij “Mitet e Historisë Serbe” të botuar më 2019, u përgjigjet  dilemave të shumta të historisë serbe. Ristic i analizon njëzet mite në mënyrë themelore, të cilët më së shumti e tërheqin vëmendjen dhe më së shpeshti përdoren në kuvendimin publik. Me fakte historike, hedh dritë mbi mithet e thadruara thellë dhe sjell një këndvështrim të ri për shumë ngjarje.

Këto janë vetëm disa besime të rrënjosura thellë te populli serb si p.sh : se në oborrin e Nemanjic’eve  është ngrënë me lugë dhe pirun të arta, se udhëheqësit e ushtrisë në mesjetë, dhe vet princi Lazar Hrebeljanovic, kanë shqiptuar britmën luftarake “për kryqin e nderit dhe  lirinë e artë”  dhe se, Gavrillo Principi i ka shkruar  vargjet për ‘hijet e Vjenës’, përderisa koloneli Tankosiç ia paskësh futur shuplakën Çërçillit.

  • Në libër ju keni renditur kronologjikisht mithet qysh nga mesjeta e deri tek ato që janë sajuar në vitet e tetëdhjeta të shekullit XX. A humb tradita e shpifur për nga rëndësia, me zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore?

Çdo popull, dhe ky i yni, ka synuar që t’i vendos dhe t’i ripërtrijë fijet e këputura fetare, historike, kulturore, gjuhësore, të identitetit ose të vazhdimësisë shtet-bërëse. Në disa periudha historike, kjo nevojë plotësisht e kuptueshme për zgjimin e njëfarë lloji nacioal-romantik dhe të hovit gjatë të cilit historianët vërejnë ngjalljen e tyre të sërishme, dhe bile krijimin ashiqare të elementeve të rëndësishme simbolike të identitetit të traditës popullore, të legjendave dhe të mitheve. Posaçërisht kjo dukuri vërehet gjatë periudhës së tanë shekullit të XIX, ndërsa në rastin tonë edhe në dhjetëvjetshët e fundit të shekullit të XX, gjegjëssisht edhe në fillim të shekullit të XXI. Megjëse, këtë e ka ndjekur një dukuri e vërtetë globale, e cila mund të përkufizohet me shprehjen ‘sajimi i traditës’. Edhe kultura serbe nuk është mënjanuar nga shembujt e shumtë, të sajimit të vetëdijshëm, të më pak ose më shumë të personaliteteve, ndodhive, bile edhe të mendimeve, që ne kemi qenë të prirur t’ua përshkruajmë personaliteteve të caktuara historike.

Vetëm, le ta kujtojmë mendimin e shquar të Shën Savës së I’rë të Serbisë, i cili në një letër të shkruar peshkopit Irinej, paskësh shprehur qëndrimin se’ Lindja ka menduar se na (serbët) jemi Perëndimi, ndërsa Perëndimi se na jemi Lindje … Ndërsa,nga vet fati,  na serbët jemi të përcaktuar që të jemi Lindja në Perëndim dhe Perëndimi në Lindje, dhe mbi ne e pranojmë vetëm Jerusalemin hyjnorë, ndërsa, asnjeri  në tokë. Nëse do të interesoheshim për burimin historik, i cili dota kishte përmbajtur këtë mendim të të shenjtit, do kishim zbuluar se nuk ka asnjë letër të dërguar nga Shën Sava i Serbisë te peshkopi Irinej, si edhe ajo që shkenca e historisë mund të vërtetojë se nuk ka ekzistuar një bashkëkohës i shenjt midis peshkopëve serbë me emrin Irinej.

Nëse ky zbulim i befasishëm nuk do na kishte dekurajuar plotësisht për gjurmimin e më tejshëm për të vërtetën, do kishim zbuluar faktin se, këtë mendim të Shën Savës I të Serbisë, më 1980’ën e ka shpifur publicisti Milan D. Miletic, i cili, këtë e ka shpallur  në librin e vet me titullin “Tespit e Shën Savës”.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në linkun më poshtë.)

http://balkans.aljazeera.net

Shperndaje në: