Kastrati: Ju pata thane se Kurti s’don qeveri!

Profesori universitar dhe politologu Ardian Kastrati, ka reague mbas takimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kastrati thote se e ka parapa se Albin Kurtin nuk asht gati dhe nuk don me ba Qeveri.

Postimi i tij i plotë:

Qe nga 15 Tetori, nëpër studio televizive e kam thënë që Kurti nuk don Qeveri për dy arsye. E para, se nuk ka guximin as përvojën me udhëheq dialogun me Serbinë, i cili dialog duhet të prodhojë një zgjidhje që medoemos duhet me qenë në rezonancë me objektivat e SHBA në rajon. E dyta, Kurti është i vetëdijshëm që VV nuk ka kapacitetet e as potencialet e ekspertizës që do t’i adresonin cekuilibrat social e ekonomik në vend, të krijuara si pasojë e keqqeverisjeve 20 vjeçare. Rrjedhimisht, duke iu frigu hyrjes në dialog me Serbinë, ai po e demitizon “Albinin trim” dhe po na e shpërfaq Albinin e vërtetë, e që i bie – Albini qyqar, frikacak dhe jo i gatshëm për përgjegjësi shtetërore e historike.

Kurti po ashtu po e demitizon “Albinin Hero”, që përplasej rrugëve me vite duke kërkuar që hajnat mos me qeverisë, sepse me refuzimin për bërjen e qeverisë, ai po i lejon të njëjtit që i quante “hajna”, të vazhdojnë qeverisjen. Albini po indikon që dëshiron t’i kthehet rrugës, sepse tani eshte i vetëdijshëm që qeverinë e bën tjetërkush. Mirëpo, kthimi në strategjinë e vjetër të protestave agresive nëpër rrugë, shkakton kaos politik në këtë vend dhe kaosi i tillë në Ballkan i shkon në favor vetëm Rusisë.

Pas demitizimit që i beri vetvetes këto ditë, veshtire që Kurti do ta merr përkrahje popullore për me vazhdu me kriju shkatërrim e kaos politik në vend.

Shperndaje në: