Krasniqi: Albin Kurtit, fitorja e 6 Tetorit mundet me ju përplasë për ftyre, si humbje

Profesori i Universitetit të Prishtinës dhe analisti politik, Milazim Krasniqi, ka thanë se vijat e kuqe të VV’s janë shëndrrue në ‘gradhiqe’ për këtë parti dhe se fitorja e 6 Teotirt mundet me ju kthye si humbje.

Shkrimi i plotë:

BUMERANGU DHE PIDPIDAKU
Nuk e di a e kanë kuptuar ende në LVV se të ashtuquajturat “vijat e kuqe”, janë shëndërruar në gardhiqe, për vetë LVV. Këto gardhiqe po e mbajnë të bllokuar edhe shtetin tash tre muaj. Kurti ka njoftuar se nuk do të mbahen vijat e kuqe me Listën Serpska, që komandohet direkt nga Vuçiqi, ndërsa po mban edne vijat e kuqe me parti legale shqiptare, që kanë kontribute reale në ndërtimin e shtetit. Po të mos ishin ato vija, Kurti nuk do të mbahej peng, siç po mbahet. Politika e LVV po i ngjet bumerangut, që bën një fluturim, ama prapë kthehet në vendin nga ku hidhet. LVV duhet të zëvendësojë lojën bumerang me lojën pidpidak. Nëse nuk e bën, fitorja e 6 tetorit 2019 mund t’i përplaset për fytyrë, si humbje.

Shperndaje në: