Fituesi i çmimit Oscar akuzohet për ngacmim seksual

Fituesi i çmimit Oscar, Harvey Weinstein, asht akuzue për ngacmim seksual në Los Angeles, në të njajtën ditë kur ai u paraqit në nji gjykatë në New York për nji çashtje të veçantë.

Zyra e avokatit në Angeles County tha se akuzat lidhen me sulmin e supozuem seksual të dy grave në vitin 2013.

Nëse dënohet, Z. Weinstein mundet me i vuejt deri në 28 vjet burg.

Producenti ma herët u shfaq në nji gjykatë në New York, ku ai përballet me akuza të ndame për përdhunim dhe sulm seksual.

Shperndaje në: