Kurti ndryshon qëndrim, qe çka i kërkoi Mustafës?

Vetëvendosje dhe LDK nuk po munden me u marr assesi vesh për ndamjen e posteve në marrëveshjen e tyne për bashkëqeverisje.

Shkrimi:

Në fakt, kohëve të fundit arritja e marrëveshjes është komplikuar edhe më shumë si rrjedhojë e kërkesave të papritura të dy subjekteve karshi njëra-tjetrës, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net nga burimet brenda takimeve ka mësuar se lideri i VV-së, Albin Kurti ka pasur ndryshime të dukshme të qëndrimeve të tij paraprake politike.

I zënë ngusht nga “standardet” që i kishte vendosur vet, ai ka filluar edhe të tjetërsohet.Në fillet e negociatave, ai kishte hedhur poshtë propozimin e LDK-së që qeveria e re të ketë 16 ministri, duke këmbëngulur që ajo të ketë vetëm 12 të tilla.

Mirëpo kjo nuk qëndroi shumë gjatë. Burimet e lajmi.net kanë treguar se në takimin e mbrëmshëm, Kurti i ka kërkuar Mustafës që numri i ministrive të rritet deri në 16, si dhe të ketë marrëveshje edhe për bordet politike të ndërmarrjeve publike dhe për bartësit e agjencive shtetërore.

“Albin Kurt i ka kërkuar Isa Mustafës që të rritet në 16 numri i ministrive, dhe po ashtu të ndahen edhe bordet publike”, ka thënë ky burim i lajmi.net brenda takimit.

Sidoqoftë, ani pse ishte vet Mustafa që më herët këtë propozim ia kishte bërë Kurtit, ai të njëjtin kësaj rradhe e ka refuzuar, duke thënë se është joserioze të shkohet tani me këtë formulë.

Ndërkaq, sa i përket bordeve, mësohet se Mustafa ka thënë se do të diskutojnë pas arritjes së marrëveshjes.

E kujtojmë se ishte vet Kurti, ai që përmes një video-mesazhi publikoi emrat e pesë ministrave që ai synon t’i ketë në qeverinë e tij.

Sipas formulës që kishte proklamuar Kurti, qeveria e tij do të kishte 12 ministri, e jo 16 sa po i kërkon tash ai.

Shperndaje në: