Anija luftarake ruse rrezikon përplasjen, amerikanët drejtojnë armët (video)

Nji anije luftarake ruse u afrue me agresivitet drejt nji anije luftarake të Marinës amerikane derisa po lundronte në veri të detit Arabik të Ejten, tue injorue paralajmërimet nga pala amerikane dhe tue rrezikue përplasjen, tha të Premten Marina e Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Incidenti asht i fundit mes forcave ushtarake amerikane dhe ruse. Zyrtarët amerikanë i kanë përshkrue shpesh këto raste si të rrezikshme dhe provokuese nga pala ruse.

7 muej ma parë, nji tjetër incident ndodhi në Paqësor, kur anijet luftarake amerikane dhe ruse u gjendën pranë njana-tjetrës dhe anija amerikane duhej me krye nji manovër emergjence me shmangë përplasjen.

Anija luftarake USS Farragut asht pjesë e flotës së aeroplanmbajtëses USS Harry S. Truman dhe detyra e saj asht interceptimi i anijeve anmike, për m’i ndalue me u afrue.

Dy zyrtarë amerikanë thanë se anija ruse u afrue deri në 54 metra dhe mes dy palëve pati komunikim.

Shperndaje në: