Vdekjet prej alkoholit janë rritë ndjeshëm, veçanërisht në mesin e grave

Nji analizë e certifikatave të vdekjes për gati dy dekada përmban disa gjetje shqetësuese.

Numri i grave që pinë sasi të rrezikshme të alkoholit po rritet ndjeshëm në Shtetet e Bashkueme.

Shkrimi:

Ky konstatim ishte midis disa përfundimeve shqetësuese në një analizë të certifikatave të vdekjes të botuar të Premten nga Instituti Kombëtar për Abuzimin me Alkoolin dhe Alkoolizmin. Analiza shqyrtoi vdekjet në shkallë vendi çdo vit nga 1999 deri në 2017 që u raportuan se u shkaktuan të paktën pjesërisht nga alkooli, duke përfshirë mbidozimin akut, përdorimin e tij kronik, ose në kombinim me ilaçe të tjera, transmeton Rrokum.TV

Numri i vdekjeve të lidhura me alkoolin u rrit 51 përqind gjatë kësaj periudhe kohore, në raport me rritjen e popullsisë. Më e rëndësishmja për studiuesit ishte se shkalla e vdekjeve midis grave është rritur më shpejt, me gati 85 përqind. Në total, 18.072 gra vdiqën nga alkooli në 2017, sipas certifikatave të vdekjes, krahasuar me 7.662 në 1999.

Ekspertët thonë se gjetjet e reja mund të pasqyrojnë pjesërisht faktin se gjenerata e “baby boomers” po plaken dhe efektet shëndetësore të përdorimit të alkoolit kronik janë bërë më të dukshme. Rritja e vdekjeve mund të reflektojë gjithashtu rritjen e vdekjeve të lidhura me opiumet, të cilat në shumë raste mund të përfshijnë edhe alkoolin, dhe kjo do të reflektohej në certifikatat e vdekjes.

Por, këto faktorë nuk shpjegojnë tërësisht rritjen e vdekjeve midis grave, sipas studiuesve. Aaron White, një këshilltar i vjetër shkencor i institutit, i cili analizoi të dhënat e certifikatave të vdekjes, tha se ka gjithmonë e më shumë fakte që tregojnë se alkooli ka tendencë të dëmtojë gratë më shumë sesa burrat, ku përfshihet shëndeti i zemrës dhe disa kancere.

Studiuesit theksojnë se ka tendenca pozitive në të dhënat e papërpunuara. Në mënyrë të veçantë, rritja e vdekjeve të alkoolit mund të reflektojë një flluskë sa i takon gjeneratave të vjetra ndërsa nivelet në rënie të përdorimit të alkoolit tek adoleshentët mund të sjellin një të ardhme më të mirë e të shëndetshme./Rrokum.TV

Shperndaje në: