Qe kush asht i propozuemi i LDK’s për president?

Lidha Demokratike ka propozue nënkryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Kujtim Shala, për president të vendit, në kuadër të tentimit për arritjen e nji marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu thonë burime mbrenda LDK’s për KosovaPress, simbas të cilave kjo parti po insiston që në kuadër të marrëveshjes 6-4, me marrë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Po simbas këtyne burimeve, VV ende po heziton me ja dhanë këtë ministri LDK’s.

Shperndaje në: