Emni i propozuem për president, reagon LDK’ja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reague ndaj raportimeve se Kujtim Shala ka me qenë kandidat për president nga kjo parti.

Përmes nji reagimi për media, zadhanësi i LDK’s, Besian Mustafa, ka thanë se raportimet për cilindo emën të propozuem nga partia e tij, janë të pavërteta.

Simbas tij, LDK nuk jep emën për president, deri sa të vjen koha e zgjedhjes së tij.

“Raportimet për cilindo emër kinse të propozuar nga LDK-ja për president janë spekulime të pavërteta. LDK-ja nuk jep emër për president derisa nuk vjen koha e zgjedhjes së presidentit”, ka thanë Mustafa.

Qe kush asht i propozuemi i LDK’s për president?

Shperndaje në: