Kelmendi Kurtit: A guxon me pranue se ka Zot?!

Kryetari i partisë Fjala, i cili ishte i pari qe zbuloi pe publik se nji pjese e madhe e islamistave ekstrem te Kosoves e kane suportue Albin Kurtin, ja ban disa pyetje publike kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit.

Ne Facebook, Kelmndi kerkon prej Kurtit me pranue egzistencën e Zotit, sepse asht i bindun Kelmendi, se Kurti i ka manipulue besimatert islam, sepse ai vete nuk beson n’Zot.

“Kërkesa ime për juve i nderuar kryetar i VV-së dhe kandidat potencial për kryeministër Albin Kurti: Pranoje egzistencën e ZOTIT. Mos e moho egzistencën e ZOTIT. Edhe pse në paraqitjet e juaja publike mundohesh me diplomaci të iu përgjigjesh pyetjeve se a beson në ZOT Por edhe unë, edhe shumë të tjerë e dijmë që ti nuk e beson ZOTIN”, ka shkrue Kelmendi.

Shperndaje në: