Njerezimi shume ngat me zbulue jeten jashte Toke!

Zbulimi i jetës aliene ‘shumë pranë dhe i pashmangshëm’, ndërkohë që sondat dërgohen në planetin e largët të akullt, shkruen Sputnik.

Në maj të vitit 2018, astronomët zbuluen sheja të aktivitetit në pellgjet e ujit në ‘Europa’, ma e vogla nga katër hanat që rrotullohen rreth Jupiterit, bazue në analizën e të dhanave marrun nga sonda hapësinore Galileo, të cilat sugjerojnë egzistencën atje të jetës jashtëtokësore.

Njerëzimi mundet me qene në prag të marrjes së konfirmimit se alienët egzistojnë, dhe na nuk jemi vetëm n’Univers. Ky parashikim dramatik asht ba në prag të dërgimit të dy sondave hapësinore në një hanë misterioze pranë Tokës.

Europa asht ma e vogla nga katër hanat e Jupiterit, por asht ma interesantja, sepse  sipërfaqja e saj asht e ngrime dhe e mbulueme plotësisht me nji shtresë të trashë akulli. Shkencëtarët supozojnë egzistencën e nji oqeani të gjanë nën sipërfaqe.

Shkencëtarët besojnë se njerëzimi asht në prag të eksplorimit të ndoshta vendit ma të mirë në sistemin tonë diellor për me kërkue sheja të jetës jashtëtokësore, sepse ata mendojnë se hana e mbulueme me akull e Jupiterit, Europa, përmban nën sipërfaqe nji oqean të kripun gjigand.

Për me përcaktue se a ka kushte njimend të favorshme për jetën n’Europa, misioni i NASA’s Europa Clipper po pregaditet me krye studimin e parë të hollësishëm të kësaj hane potencialisht të banueshme.

Anija kozmike e NASA’s, në orbitë rreth Jupiterit, ka me i ba diku 45 kalime nga afër mbi Europë, per me skenue krejt hanën.

NASA synon me pase gati per lansim anijen kozmike Europa Clipper deri në vitin 2023./Sputnik

Shperndaje në: