Studimi: Seksi ndihmon me luftue depresionin dhe ankthin

Çka ndodh në trupin tonë gjatë seksit?

Eksitimi shkakton aktivitet në zonën e “emocioneve” të trunit tonë.
Skenimet e trunit me rezonancë magnetike kanë tregue se e para gja që ndodh kur jemi të eksituem asht rritja e aktivitetit në pjesën e trunit që kontrollon emocionet – ky quhet sistemi limbik.

Gjatë kësaj faze fillestare të eksitimit, ndodhin gjithashtu disa ndryshime fizike: presioni i gjakut dhe qarkullimi i gjakut rritet, zonat erogjene të trupit tonë (siç janë organet gjenitale dhe gjijtë) bahen të ndjeshëm dhe zemrat tona rrahin ma shpejt. Në përgjithësi, eksitimi vepron si nji ndezje e ‘çelësit’ për trupat tanë me u ba u për marrëdhanie seksuale.

Marrëdhania seksuale nxit prodhimin e oksidit nitrik, gja që ndikon në uljen e nivelit të ankthit dhe depresionit.

Molekulat e oksidit nitrik janë thelbësore për shëndetin e enëve të gjakut, sepse këto molekula relaksojnë muskujt e mbrendshëm të enëve të gjakut, gja që ma vone ban që ato enë të zgjanohen. Kjo rritje e oksidit nitrik spjegon pse disa zona të trupit tonë janë të ndjeshme gjatë eksitimit dhe marrëdhënies seksuale, dhe pse likura jonë skuqet kur eksitohemi.

Marrëdhania seksuale çliron dopaminë dhe serotoninë, “kimikatet balancuese” në trunin tonë. Dopamina asht neurotransmetues i randësishëm që luen nji rol të madh në mënyrën se si ndjejmë kënaqësi. Serotonina dhe dopamina ndikojnë shumë në trupin tonë, në mënyra të ndryshme. Të dyja janë të randësishme në rregullimin e funksioneve të ndryshme trupore si gjumi, emocionet dhe metabolizmi.

Gjithashtu gjatë seksit çlirohet edhe nji kimikat tjetër i quejtun epinefrine. Epinefrina asht hormon i adrenalinës. Ky hormon aktivizon sistemin tonë nervor simpatetik, gja që ju ban me ndie se “zemra ju rreh në gjoks”, nji lloj ngazëllimi që ndjenii kur vraponi, apo kur po bani nji tatoo të ri.

Oksitocina asht hormoni që lëshohet gjatë orgazmës. I njoftun si ‘hormoni i dashnisë’, oksitocina luen nji rol kyç në kënaqësinë e orgazmës dhe mbas saj. Ju merrni nji dozë të madhe të oksitocinës gjatë nji orgazme, por kjo nuk asht e vetmja kohë që oksitocina shfaqet në organizëm. Për gratë, oksitocina lëshohet gjithashtu gjatë lindjes dhe gjatë ushqyemjes me gji, gja që ndihmon në krijimin e lidhjes amësore me foshnjen e porsalindun.

Shperndaje në: