Analisti Maliqi tregon se çka duhet me ba Presidenti nëse dështon koalicioni VV-LDK

Analisti i njoftun politik, Shkëlzen Maliqi, ka thanë se Presidenti Hashim Thaçi e ka për detyrë me hap udhën për alternativa të tjera të koalicioneve, nëse nuk arrihet nji koalicion mes LDK’s dhe VV’s.

“Mendoj se në rast të dështimit Presidenti e ka për detyrë ta hap rrugën për alternative të tjera të koalicioneve, nga kushdo që ia sjell minimumin e 61 nëshkrime se mund ta bëjë qeverinë. Gjithësesi janë gjasat e mëdha që kjo tentativë do të dështonte, por përgjejgjesitë që i ka ai si President e detyrojnë që t’i shtjerr të gjitha mundësitë që i jep vullneti i tërësishëm i votës së 6 tetorit, që nuk mund të jetë pronë ekskluzive e fituesve relativë, që në këtë rast së bashku i kanë 57 deputetëve, gjithsesi më shumë se 43 deputetët e ish PAN-it, por që me 6 tetor kanë garuar ndaras dhe në parim nuk mund t’iu mohohet e drejta për participim në qeverisje, nëse ka mandatar që i fton për koalicion alkternativë”, thotë ai.

“Mendoj se Presidenti i Kosovë, jo si Hashim Thaçi por si simbol dhe mbrojtës i unitetit të vendit dhe figurë parimisht mbipartiake, duhet ta ketë të drejtën e diskrecionit për caktimin e një mandatari të dytë, nëse dështon i pari”.

Shperndaje në: