Me kohë, trupi i njeriut asht ba gjithnji e ma i ftoftë, qe cila asht arsyeja

Për ma shumë se nji shekull, temperatura 37 gradë Celsius, asht përdorë si nji pikë reference për shnetën e njeriut. Por, nji studim i ri, tregon se duhet me ndryshue këtë referencë. Tue sfidue vështirësitë, mjeku gjerman, Karl Vynderlih, arriti me përcaktue në vitin 1851 nji temperaturë mesatare të shnetshme të trupit të njeriut.

Shkrimi:

Por që prej asaj kohe, temperatura jonë normale trupore, është gjithnjë e më e ulët. ”Temperatura jonë trupore, nuk është ajo që mendojnë njerëzit”- thotë studiuesja Zhuli Parsone nga Universiteti i Stenfordit në SHBA. “Të gjithë jemi rritur duke mësuar se temperatura jonë normale është 37 gradë Celcius, gjë që është në fakt diçka e gabuar”- shton ajo.

Ky është tashmë një standard, që ka kapërcyer shumë epoka. Vynderlih mati temperaturën e dhjetëra mijëra pacientëve. Por instrumenti që ai përdori për të përcaktuar cila është temperatura e shëndetshme, dhe cila jo e shëndetshme e trupit (për të mos përmendur luhatjet e përditshme, efektet e moshës etj), ishte pak më shumë se 22 cm i gjatë. Një risi për kohën e tij, por primitive krahasuar me mjetet e sotme moderne.

“Në shekullin XIX, fusha e prodhimit të termometrave ishte ende e re”- vëren Parsone. Që atëherë, disa ekspertë kanë qenë kritike për matjet e Vynderlih, duke bërë thirrje të ulet me një gradë ajo që cilësohet si temperatura normale e trupit të njeriut. Parsone dhe kolegët e saj ishin kureshtarë, nëse shkaku i matjeve që kundërshtuan ato të dikurshmet, i detyrohet në fakt teknologjisë së përmirësuar, apo nëse reflektonte me saktësi ndryshimet në fiziologjinë tonë.

Për ta zbuluar këtë, ata shqyrtuan të dhënave mjekësore të afro 24.000 ushtarëve veteranëve të Ushtrisë së Unionit pas Luftës Civile në SHBA, për të kuptuar se sa më të ngrohtë kemi qenë si specie rreth një shekull më parë.

Këto të dhëna, u krahasuan më pas me rreth 15.000 regjistrime nga një studim kombëtar mbi shëndetin në SHBA në fillim të viteve 1970, dhe 150.000 regjistrime nga një platformë e të dhënave klinike të Stenfordit, në fillimet e viteve 2000. Në total, ekipi kishte detaje mbi më shumë se gjysmë milioni matjet individuale të temperaturës.

Dhe u vu re një ndryshim i qartë dhe domethënës i saj me kalimin e kohës. Temperaturat e atyre që jetuan në fund të shekullit XIX, ishin pak më të larta. Për shembull, meshkujt e lindur në vitet 2000, ishin 0.59 gradë Celsius më të ftohtë, se sa ata të lindur në fillim të viteve 1800, dhe kjo përfaqësojnë një rënie të qëndrueshme prej 0.03 gradë Celsius për çdo dekadë.

Një rënie e ngjashme u vu re tek gratë, me 0.32 gradë Celsius që nga vitet 1890. Megjithëse nuk ka të ngjarë që teknologjia e termometrit apo metodat e majtes, të evoluojnë me një ritëm që do të shpjegonte këtë rënie të qëndrueshme, ne jemi të lirë të pyesim nëse ka ndodhur diçka me trupat tanë apo mjedisin përreth, që ka shkaktuar një rënie të tillë të temperaturës trupore.

”Në aspektin fiziologjik, ne jemi thjesht të ndryshëm nga sa ishim dikur. Mjedisi ku jetojmë ka ndryshuar, përfshirë temperaturën në shtëpitë tona, kontaktin që kemi me mikroorganizmat, dhe ushqimin që hamë. Të gjitha këto gjëra, kanë bërë që ne të ndryshojmë fiziologjikisht”- thotë Parsone.

Përmirësimet në shëndetin tonë dhe ushqimet që hamë, mund të jenë vendi i duhur për të kërkuar një shpjegim. Masat trupore në rritje, e nxitin metabolizmin të risë tempraturën e trupit, por inflamacionet janë më të lidhura ngushtë me ndryshimet në temperaturën e trupit, dhe konkretisht me një rënie për shkak të infeksioneve kronike.

Ndryshimet e shkuara, mund të na japin një ide se ku po shkojmë në të ardhmen, teksa ne po jetojmë në një botë me ndryshime të mëdha sociale dhe mjedisore. Një e ardhme më e ngrohtë, thjesht mund të shohë një kthim tek një temperaturë pak më e lartë e trupit, sidomos nëse vjen me sëmundje të reja dhe një gjëndje shëndetësore në rënie./ Sciencealert-Përshtatun nga CNA.al

Shperndaje në: