LDK dhe VV ia “qesin topin” njana-tjetrës: Qytetarët e Kosovës qe 98 ditë në pritje!

98 ditë të plota i kishin kohë LDK dhe VV me finalizue marrëveshjen e tyne dhe me formue Qeverinë e re të vendit, por nji gja e tillë nuk ndodhi deri sot. Dheta takime u zhvilluen mes dy partive që prej 6 Tetorit, mirëpo vendi ende mbetet pa institucionet e reja, ndërsa këto vetëm po ia qesin topin njana-tjetres, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë ditës së djeshme, lideri i VV’s, Albin Kurti, përmes nji komnikate për media konfirmoi se i ka ba nji propozim të ri LDK’s së Isa Mustafës dhe se tash vetëm po pret vendimin e tyne.

“Në takimin e mbajtur të mërkuren, të dyja palët kemi bërë nga një propozim. Pra, kishte lëvizje. Të enjten, ne si Lëvizje Vetëvendosje! kemi bërë edhe dy propozime të reja. Për propozimin tonë të fundit na është thënë që do të trajtojnë në organet e tyre, meqenëse ky propozim ishte risi. Derisa nuk mund të flas se cila është përmbajtja e tij dhe çfarë do të bëjmë ne, pasi që kjo është pjesë e negociatave, unë mund të flas për atë se çka nuk do të bëjmë”, tha Kurti.

Në anën tjetër, LDK, po kërkon që VV me gjetë nji zgjidhje sa ma të përshtatshme për themelimin e instutcioneve, mbasi që simbas tyne, si parti e parë u takon të merren me situatën e krijueme.

Kështu tha pak ma parë anëtari i kësaj partie, Avdullah Hoti, i cili po ashtu shtoi se ‘tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Është në dorën e partisë që ka dalë e para në zgjedhje të gjejë mënyrën për themelimin e institucioneve të reja. Në takimin e fundit ne kemi dhënë ofertën tonë për bashkëqeverisje. Dhe tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thanë ai.

Fjalët e tij vetëm pak orë ma vonë i konfirmoi edhe Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa, i cili mbas një takimi të mbajtun me Ambasadorin Amerikan, Philip Kosnett, shkurt u shpreh se ‘VV duhet të gjejë zgjidhje e jo ne’.

Shperndaje në: