Zbardhen nominimet për Oscars 2020

Akademia e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkueme shpalli nominimet e filmave në 24 kategori për çmimet Oscars, për me nderue përkushtimin e bamë në fushën e filmit gjatë vitit 2019.

Në krye të listës asht Joker, i cili rezulton i pari në 11 kategori, tue përfshi atë të filmit më të mirë, aktorit ma të mirë dhe tetë çmimeve të tjera. Tre filmat që e pasojnë: The Irishman, 1917 dhe Once Upon a Time… in Hollywood, kanë secili nga 10 nominime.

Falë kësaj liste, shpresa për me rrëmbye çmimin e aktorit ma të mirë, kanë edhe Antonio Banderas e Leonardo DiCaprio. Kathy Bates, Scarlett Johansson e Margot Robbie, kanë me luftue nga ana tjetër për me u shpallë aktoret ma të mira të vitit.

Shperndaje në: